Humbja drastike në zgjedhje, Berisha mbledhje urgjente me drejtuesit politikë të qarqeve
Për humbjen në zgjedhjet e 11 Majit, Sali Berisha ka thirrur në një takim drejtuesit politikë të PD-së për qarqet. Takimi pritet të zhvillohet në orën 20:30 në selinë e Partisë Demokratike. Në fokus të takimit të tyre do të jetë rezultati i zgjedhjeve, për të cilat, Berisha thotë se ishin “farsë elektorale”. Ai ka […]
Vota e diasporës! PS udhëheq bindshëm, ja votat për secilin qark
Janë numëruar 100.835 zarfe nga diaspora nga 194.889 zarfe në total. Në rezultatin e përgjithshëm, kryeson Partia Socialiste me 54.20 përqind, ndjekur nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 28.29 përqind. Partia Mundësia ka arritur të marrë 3.59 përqind të votave të diasporës. Lëvizja Bashka ka marrë 2.62 përqind të votave të shqiptarëve jashtë vendit. Rezultatet […]
Numërohen mbi 80 mijë zarfe nga diaspora, PS kryeson në 10 qarqe
Vijon numërimi i votave të diasporës në Parkun Olimpik. Sipas KQZ, janë numëruar 82.389 zarfe nga 194.889 në total. PS kryeson me 54.30% (44353 vota), ndjekur nga PD me 28.33 % (23140 vota). Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet renditet në vend të tretë me 8.47 % (6922 vota), ndërsa në vend të katërt renditet Partia Mundësia […]
Zgjedhjet e 11 majit/ Figura të njohura të PS dhe PD mbeten jashtë Kuvendit
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Partia Socialiste, ka arritur të sigurojë me një rezultat të fortë mandatin e tij të katërt. E teksa numërimi i votave për subjektet politike në rang vendi ka përfunduar mbrëmjen e kaluar, ku të majtët triumfuan me 52.16% të votave, numërimi është duke vijuar për kandidatët të cilët […]
Protesta Madhështore më 16 maj/ Kreu i PD-së, Sali Berisha zbulon sloganin…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë të ditur në rrjetin e tij social ‘facebook’, sloganin e protestës madhështore të thirrur për votën e qytetarëve këtë të shtunë. “Mbrojmë votën e shqiptarëve! Protestë 16 maj, ora 17:00 Bulevardi i Ri”, ka shkruar Berisha. Berisha paralajmëroi protestë pas rezultatit të zgjedhjeve, të cilat i konsdideroi më […]
Merr formë Parlamenti i ri/ Dominim i PS në numrin e ulëseve, PD në tkurrje, ka vend edhe për forcat e reja
Ka përfunduar numërimi i kutive në rang kombëtar, dhe janë numëruar 81614 nga 194889 zarfe që janë në total, ndërsa tashmë është edhe një panoramë më e qartë e asaj se si do të duket Kuvendi i ri dhe deputetët që do të na përfaqësojnë në legjislaturën e ardhshme. Deri tani, Partia Socialiste ka siguruar […]
Lefter Maliqi: Zgjedhjet do të përsëriten! Kemi beteja përpara
“Zgjedhjet do të përsëriten!” Kështu ka deklaruar Kandidati i PD-Aleanca Për Shqipërinë madhështore Lefter Maliqi i cili nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit për këtë qark. Në një postim në Facebook, ai falënderon votuesit dhe thotë se këto zgjedhje ishin të blera dhe të manipuluara, ndërsa paralajmëron beteja të tjera përpara. “Kurajo, mos u […]
“Mbrojmë votën e shqiptarëve”, Berisha zbulon sloganin e protestës së të shtunës
Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij zyrtar sloganin e protestës. “Mbrojmë votën e shqiptarëve! Protestë 16 maj, ora 17:00 Bulevardi i Ri”, ka shkruar Berisha. Berisha paralajmëroi protestë pas rezultatit të zgjedhjeve, të cilat i konsdideroi më të manipuluarat në historinë e pluralizmit shqiptar. Tubimi do të mbahet në datë 16 në […]
Deputetët e PS që morën më shumë vota, por nuk futen dot në Kuvend, i penalizon…kuota gjinore
Megjithëse kanë marrë votat e mjaftueshme në listën e hapur për t’u bërë deputetë, tre kandidatë nuk do ta kenë mundësinë të futen në Parlamentin e ri në shtator. Kjo për shkak se ata i penalizojnë kuotat gjinore, të cilat do të favorizojnë tre zonja për të marrë mandatin e deputetit. Në Berat analisti Julian […]
Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut
Prokuroria e Përgjithshme ka dalë me një komunikatë për mediat ku ka bërë me dije bilancin e Prokurorive të rretheve në lidhje me krimet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Nga 87 kallëzime gjithsej, raportohet se Prokuroritë kanë regjistruar 34 procedime penale, ndërsa janë arrestuar 7 persona. Për 12 kallëzime është vendosur mosfillimi i […]