“Rezultatet priten të hënën në drekë”, Celibashi sqaron si do të numërohen votat me ndihmën e Inteligjencës Artificiale
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi se rezultatet e zgjedhjeve në pesë bashkitë ku po zhvillohen zgjedhje vendore priten të shpallen në mesditën e nesërme. Sa i përket numërimit të fletëve të votimit në Tepelenë me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, Celibashi sqaroi se si do të zhvillohet procesi.Lexo edhe :Related Posts Ai shpjegoi se në çdo tavolinë […]
Inteligjenca Artificiale në numërimin e votave në Tepelenë, komisioni nuk ka marrë asnjë udhëzim
Inteligjenca Artificiale do të përdoret në Bashkinë e Tepelenës, si pjesë e një projekti pilot, për të numëruar votat. Pavarësisht kësaj, raportohet se pavarësisht se KQZ ka deklaruar se do të përdoret AI, komisioni nuk ka marrë udhëzimet e nevojshme. Komisioni KZAZ 80 në Tepelenë nuk ka marrë asnjë udhëzim apo pajisje.
Shëndetësia e Ramës: Në Facebook ka buxhet miliardësh, në Onkologjik mungojnë ilaçet
Kryeministri Edi Rama prezantoi buxhetin 2026 me theks të veçantë tek shëndetësia dhe mirëqenia sociale, duke premtuar se “lufta kundër kancerit” do të jetë një nga prioritetet kombëtare të qeverisë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama deklaroi se “për herë të parë, shteti do të financojë posaçërisht barnat e shtrenjta të trajtimit të kancerit”, […]
Eksperti i inteligjencës artificiale: Çdo profesion me kompjuter do të zëvendësohet
Përparimi i pandalshëm i inteligjencës artificiale po ndryshon rrënjësisht botën e punës. Eksperti i inteligjencës artificiale Jon Hernández paralajmëron se kjo është vetëm fillimi. Sipas tij, deri në vitin 2026 çdo punë që kërkon kompjuter mund të kryhet nga IA. “Kjo teknologji do të zëvendësojë pothuajse të gjitha punët, pa asnjë dyshim”, deklaron Hernández. Edhe […]
“AI do ju lërë pa punë deri në 2026!” Eksperti i inteligjencës artificiale: Çdo profesion me kompjuter do të zëvendësohet
Përparimi i pandalshëm i inteligjencës artificiale po ndryshon rrënjësisht botën e punës. Kompani të mëdha si Amazon kanë filluar tashmë të përshtaten me epokën e re teknologjike: ndërsa investojnë miliarda në zhvillimin e AI-së, kanë shkurtuar mijëra vende pune vetëm kohët e fundit, gjiganti amerikan pushoi nga puna 14 mijë punonjës. Eksperti i inteligjencës artificiale […]
Emrat e viktimave të Holokaustit, Inteligjenca Artificiale ndihmon ekspertët në muzeun e Yad Vashemit në Izrael
Pas shtatë dekadash, Qendra Përkujtimore Yad Vashem në Jerusalem ka arritur një moment kyç. Pesë milionë hebrenj që humbën jetën gjatë Holokaustit, tani e kanë një emër, ndërsa mbi një milionë viktima të tjera, ende nuk janë identifikuar dot. “Nazistët nuk donin vetëm t’i vrisnin, por edhe të fshinin gjurmën e ekzistencës së tyre. Duke […]
‘Magji e vërtetë’? Reklama e Krishtlindjeve e gjeneruar nga inteligjenca artificiale e Coca-Cola-s shkakton reagime të gjera
Hitet nostalgjike të markës së pijeve të gazuara janë një gjë e së kaluarës, pasi Coca-Cola e shndërron pijen e gazuar me anë të inteligjencës artificiale në një traditë të re festive. Reklama vjetore e Krishtlindjeve e Coca-Cola-s këtë vit është gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Përsëri. Vitin e kaluar, kompania shkaktoi trazira festive duke u […]
Zgjerohet aplikimi i inteligjencës artificiale në sektorin e shëndetësisë
Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës dhe katër autoritete të tjera kanë bërë thirrje për një aplikim më të gjerë të inteligjencës artificiale në sektorin e shëndetësisë të vendit gjatë viteve të ardhshme, sipas një dokumenti të lëshuar nga të pesë autoritetet dhe të bërë publik të martën. Deri në vitin 2030, ndihma inteligjente për […]
SHBA, qindra mijë pushime nga puna prej inteligjencës artificiale
Shkurtime masive të vendeve të punës në zyrat e Amazon, UPS dhe Target (një rrjet dyqanesh amerikane). Grupe të tjera në shumë sektorë (banka si Citigroup dhe JP Morgan Chase, liderë dixhitalë si Meta-Facebook dhe Salesforce, gjigantë të shitjes me pakicë dhe automobilave si Walmart dhe General Motors) po paralajmërojnë se do të shkurtojnë punonjës dhe menaxherë ose, të […]
Rusia dhe Kina forcojnë bashkëpunimin me inteligjencën artificiale
Rusia dhe Kina kanë rënë dakord të forcojnë bashkëpunimin për inteligjencën artificiale brenda një grupi të përbashkët pune. Kjo thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas takimit të tridhjetë të rregullt të krerëve të qeverive të Rusisë dhe Kinës. “Palët ranë dakord, në kuadër të Grupit të Punës për Bashkëpunim në Inteligjencën Artificiale […]