Tabaku thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: T’i tregojmë këtij sistemi forcën e shumicës, sot në protestë!

Tabaku thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: T’i tregojmë këtij sistemi forcën e shumicës, sot në protestë!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre është përgjigjja ndaj një sistemi që, sipas saj, mbështetet te frika, përqendrimi i pushtetit dhe interesat e një pakice. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku denoncoi trajtimin e protestuesve gjatë dhjetë ditëve të fundit. Sipas saj, qytetarët që kanë mbushur rrugët dhe sheshet e Tiranës janë përballur me dhunë, kërcënime, arrestime dhe shpifje, vetëm sepse mendojnë ndryshe dhe kërkojnë të dëgjohen. “Për 10 ditë me radhë, protestuesit janë rrahur, janë sulmuar, janë kërcënuar, janë arrestuar dhe është shpifur ndaj tyre”, u shpreh ajo. Tabaku akuzoi kryeministrin Edi Rama se po i vendos shqiptarët kundër njëri-tjetrit. Ajo përmendi sulmet ndaj gjyqtarëve...