Nga vëllezërit Konica te brezat e sotëm, ministri Hoxha çel ciklin e ligjëratave: Idetë formësuan diplomacinë shqiptare!

Nga vëllezërit Konica te brezat e sotëm, ministri Hoxha çel ciklin e ligjëratave: Idetë formësuan diplomacinë shqiptare!

Në prag të 114-vjetorit të Pavarësisë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, çeli sot në MEPJ ciklin e ligjëratave dhe aktiviteteve të Akademisë Diplomatike kushtuar historisë dhe personaliteteve të diplomacisë shqiptare. Akademia ua kushtoi ligjëratën e parë vëllezërve Mehmet dhe Faik Konica. I ftuar për të folur për ta ishte gazetari, publicisti dhe autori Ilir Ikonomi. Ministri Hoxha veçoi dy kontribute të vëllezërve Konica. Përmes revistës Albania, Faiku e bëri çështjen shqiptare të njohur në Evropë. Mehmeti e mbrojti atë përpara Konferencës së Ambasadorëve në Londër, si pjesë e delegacionit shqiptar. “Shteti shqiptar dhe diplomacia e tij lindën në të njëjtën ditë”, u shpreh Ministri Hoxha. Ai kujtoi se, që me shpalljen e Pavarësisë, përfaqësuesve të shtetit të ri iu desh të...