Tabaku: Reforma Territoriale do ju fusë në listën e turpit! Sistemi i kalbur i Ramës e shkatërroi Shqipërinë

Tabaku: Reforma Territoriale do ju fusë në listën e turpit! Sistemi i kalbur i Ramës e shkatërroi Shqipërinë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi në Kuvend avancimin e Reformës Territoriale, duke paralajmëruar deputetët e mazhorancës se vota pro ndryshimeve do t’i vendoste, sipas saj, në atë që e cilësoi si “listën e turpit”. Tabaku akuzoi mazhorancën se po ndërmerr një reformë pa dëgjuar qytetarët dhe komunitetet që preken prej saj. Ajo veçoi Tiranën, duke theksuar se një e treta e popullsisë së vendit, sipas saj, nuk është dëgjuar gjatë procesit. Sipas deputetes demokrate, ndryshimet nuk përbëjnë një reformë të mirëfilltë administrative, por një ndërhyrje me karakter politik, elektoral dhe ekonomik. Pjesë nga fjala e Tabakut:  Të nderuar kryetarë, të nderuar kolegë,Ka disa lista, në fakt, që nuk i bëjnë nder politikës. Lista e atyre që kanë miratuar shembjen e Teatrit Kombëtar është...