Tabaku pas kthimit nga Strasburgu: Ta harrojnë se 11 Maji është kapitull i mbyllur, integrimi kalon përmes zgjedhjeve të lira

Tabaku pas kthimit nga Strasburgu: Ta harrojnë se 11 Maji është kapitull i mbyllur, integrimi kalon përmes zgjedhjeve të lira

Një takim të frytshëm e konsideron Jorida Tabaku konferencën e 19-të të Komiteti të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkimi Evropian që u mbaj të mërkurën dhe të enjten në Strasburg. Në një intervistë për A2 CNN, Tabaku pohon se opozitarët përveç shqetësimeve që i bënë publike në seancat plenare kanë furnizuar me prova dhe dokumente evropianët për atë që e quajnë farsë elektorale. “Takimet bilaterale janë zhvilluar, me reporterin e Shqipërisë, me drejtuesin e delegacionit dhe me përfaqësues të këtij komisioni. Janë informuar dhe u është vendosur në dispozicion edhe raporti që tregon se qëndrimet e opozitës janë të bazuara në prova dhe në fakte”, shprehet Tabaku. Deputetja demokrate pohon se këto takime nuk do të jenë të fundit, por presin misionin faktmbledhës nga Parlamenti Evropian, pasi sipas...