Tabaku: Paketa Fiskale 2027 rëndon biznesin dhe familjet

Tabaku: Paketa Fiskale 2027 rëndon biznesin dhe familjet

Në “Këndin e Fundjavës”, deputetja e PD kundërshton zgjerimin e skemës së TVSH-së dhe kërkon rregulla të qëndrueshme për sipërmarrjen, mbështetje për prodhimin dhe llogaridhënie për shpenzimet publike. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, paralajmëroi se Paketa Fiskale 2027 e prezantuar nga qeveria do të shtojë kostot për biznesin e vogël dhe pasigurinë për familjet shqiptare. Në videon e saj “Këndi i Fundjavës”, ajo kundërshtoi uljen e propozuar të pragut të TVSH-së nga 10 në 5 milionë lekë dhe rritjen e normës standarde në 21%. Sipas Tabakut, përfshirja në skemë e bizneseve që sot janë jashtë saj do t’i vendosë sipërmarrësit përpara zgjedhjeve të vështira: të rrisin çmimet, të pranojnë më pak të ardhura ose të rrezikojnë mbylljen. Ajo paralajmëroi edhe shtim të informalitetit dhe...