Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tabaku mbron Berishën: Nuk është antishqiptar ai që tregon problemet, por ai që krijon barriera
👁4132
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë fjalës në Kuvend, tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Ajo i doli në mbrojtje Sali Berishës, teksa tha se nuk është antishqiptar ai që ngre shqetësimet për vendin, por ai që i kthen në një barrierë që pengon avancimin drejt BE-së. Po ashtu thumboi maxhorancën teksa tha se sot duhet të ishin në parlament të gjithë, me energjinë e fitores. ”Keqardhje që e shoh parlamentin të zbrazur, sidomos nga maxhoranca që duhet të kishte ardhur me energji pas kësaj fitoreje që fatkeqësisht nuk reflektohet as në sallë...