Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tabaku: Fermeri penalizohet rëndë nga TVSH në bujqësi
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish në rrjetet sociale për situatën e rëndë të bujqësisë, duke kritikuar qeverinë për politikat e saj të padrejta dhe joefikase në këtë sektor. Sipas Tabakut, një nga problemet kryesore që po penalizon rëndë fermerin shqiptar është mënyra si aplikohet TVSH në bujqësi. Diferenca mes TVSH-së në hyrje dhe dalje – ku importuesit përfitojnë dhe fermerët penalizohen – është kthyer në një “super taksë” që e nxjerr prodhuesin vendas nga tregu. Në këtë kuadër, Tabaku kujtoi se opozita ka propozuar një zgjidhje konkrete: TVSH e unifikuar në nivelin 6% si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të formalizuar sektorin dhe për ta bërë konkurrues.