Tabaku: Dorëheqja e ministres së Shëndetësisë në prag të ‘superagjencisë’ që do të kontrollojë 1.5 miliardë euro tendera

Tabaku: Dorëheqja e ministres së Shëndetësisë në prag të ‘superagjencisë’ që do të kontrollojë 1.5 miliardë euro tendera

Deputetja e PD, Jorida Tabaku akuzon qeverinë se dorëheqja e ministres së Shëndetësisë vjen në prag të krijimit të një agjencie të re që do të përqendrojë tenderat dhe menaxhimin e barnave. Tabaku e cilëson si një skemë që rrezikon konkurrencën dhe rritjen e kostove, duke përmendur tendera me vlerë rreth 150 miliardë lekë, ose 1.5 miliardë euro. Videomesazhi i plotë: Ministrja e Shëndetësisë ka dhënë dorëheqjen pikërisht në momentin kur pritet të krijohet e të me agjenci e re, një super agjenci, një super kompani e cila do të menaxhojë të gjithë tenderat në fushën e shëndetësisë. Do të ketë për detyrë që të magazinojë, të administrojë, të përcaktojë specifikimet, të japë një konsideratë sugjerimesh për rezervën strategjike, të transportojë të gjitha barnat, por...