SYRI TV/ Pensionistët në Elbasan në pamundësi për plazh, ditët e nxehta i kalojnë nën hijet e pemëve

SYRI TV/ Pensionistët në Elbasan në pamundësi për plazh, ditët e nxehta i kalojnë nën hijet e pemëve

SYRI TV Ditët me temperatura të larta kanë detyruar  shumë pensionistë në Elbasan, që të qëndrojnë nën hijet e pemëve të qytetit. Kjo duket se është e vetmja zgjidhje që ata kanë nga pamundësia ekonomike. Ata thonë se pensioni që marrin është i pamjaftueshëm dhe kostot e jetesës janë të larta. Lumi Shkumbin që vite më parë ishte një zonë pushimi për ta, në ditët e sotme mbetet veçse një kujtim për shkak të pamundësive ekonomike. Ditët e nxehta për pensionistët në qytetin e Elbasanit mbeten një sfidë përballë sëmundjeve për shkak të të nxehtit dhe pamundësive ekonomike. E vetmja mundësi që ata kanë është qëndrimi poshtë pemëve, ndërsa ankohen se pensioni nuk u mjafton për nevojat më minimale, si blerja e ilaçeve apo dhe...