SYRI TV/ Nis fushata e vaksinimit kundër gripit në Fier, në fokus grupet e rrezikuara
Ka nisur fushata e vaksinimit kundër gripit në Fier, Patos dhe Roskovec, ku janë shpërndarë 25 mijë doza vaksine për mbrojtjen e popullatës nga komplikacionet e gripit sezonal. Prioritet u jepet të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe veçanërisht diabetikëve, si kategori më të rrezikuara. SYRI TV Në prag të sezonit të virozave, ka nisur fushata e vaksinimit kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësore të Fierit, Patosit dhe Roskovecit. Për këtë qëllim janë shpërndarë 25 mijë doza vaksine trevalente, me synim mbrojtjen e kategorive më të rrezikuara nga komplikacionet e gripit sezonal. Shefja e epidemiologjisë, Anila Moçi, thekson se vaksinimi është veçanërisht i rëndësishëm për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, të cilët përballen me rrezik më të lartë për komplikacione. Vaksinimi rekomandohet...
Burimi:
syri.net