SYRI TV/ Muzika e kinemaja, pa hapësirë e mbështetje: ‘Grupet përtej institucioneve s’kanë hapësirë’

SYRI TV/ Muzika e kinemaja, pa hapësirë e mbështetje: ‘Grupet përtej institucioneve s’kanë hapësirë’

Artistë të muzikës dhe kinemasë shqiptare folën për mungesën e hapësirave, mbështetjes institucionale dhe infrastrukturës teknike që po pengojnë krijimtarinë e lirë. Ata kërkuan rrugë të reja që të nxisin autenticitetin dhe eksperimentimin përtej kufizimeve sistematike. Në aktivitetin e zhvilluar në Shtëpinë e Evropës, me temën e bashkëveprimit mes muzikës dhe kinemasë bashkëkohore shqiptare, artistët ngritën shqetësime të thella mbi kushtet strukturore dhe mungesën e mbështetjes institucionale, që po pengojnë zhvillimin e një krijimtarie autentike. Harlen Nikolli (Musica Nova) theksoi se mungesa e hapësirave fizike për të krijuar muzikë është një ndër pengesat kryesore. Ai shtoi se orkestrat nuk interpretojnë...
Burimi: Syri.net