SYRI TV/ KPA shkarkon prokuroren Laze, udhëtime me kriminelë jashtë vendit dhe nuk justifikonte dot pasurinë

SYRI TV/ KPA shkarkon prokuroren Laze, udhëtime me kriminelë jashtë vendit dhe nuk justifikonte dot pasurinë

Shkarkohet nga detyra e prokurores, Eranda Laze, motra e ish-deputetes së Partisë Socialiste Ermonela Felaj. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të martën më 29 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës. Eranda Laze kaloi shkallën e parë të vetingut, ndonëse nuk justifikonte dot 10 milionë lekë pasuri dhe udhëtimet me kriminelë. Por pikërisht udhëtimet me persona me të shkuar kriminale dhe pasuria e pajustifikuar, ishin shkaku që sot KPA vendosi të rrëzojë Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit, duke shkarkuar nga detyra e prokurores motrën e deputetes socialiste. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të...