SYRI TV/ Hetimi i SPAK u rrit fitimin ‘laboratorëve’ – Koncesionari shtoi fitimin me 1.5 milionë euro

SYRI TV/ Hetimi i SPAK u rrit fitimin ‘laboratorëve’ – Koncesionari shtoi fitimin me 1.5 milionë euro

Hetimi nga SPAK ka rezultuar ogur i mirë për kompaninë e koncesionit të Laboratorëve. Ndërsa Prokuroria e Posaçme zvarrit hetimit, ky koncesion ka rritur fitimin edhe me 1. 5 milionë euro vetëm për 1 vit. Shkeljet në kontratën koncesionare u gjetën edhe nga KLSH, por vetëm për prokurorët e SPAK janë të pa hetueshme. Syri TV Ndërkohë që Prokuroria e Posaçme po e mban prej më shumë se vitesh nën hetim kontratën e Shërbimit të Laboratorëve në Shëndetësi për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, kompania koncesionare “Laboratory Netëork” rrit në mënyrë eksponenciale të ardhurat vit pas viti. Gjatë vitit 2024, shoqëria me seli në zonën off-shore të Amsterdamit, në Holandë, ka realizuar të ardhura në shumën 1.87 miliardë lekë të reja, ose...