Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Fshatrat e Korçës nuk kanë ujë për vaditje, fermerët: Do heqim dorë nga bujqësia!
SYRI TV Fermerët e fshatrave të Korçës po përballen me mungesën e ujit për vaditjen e tokave, duke rrezikuar qe prodhimet bujqësore te thahen. Nëse kjo situatë do të vijojë dhe nuk do të merren masa, fermerët shprehen se vitin e ardhshme do te heqin dore nga bujqësia. Prej vitesh fshatrat Kuçi, Belorta dhe Neviçishti të Bashkisë Korçë po përballen me mungesën e ujit për vaditje duke krijuar vështirësi serioze për fermerët e zonës. Ata ngrenë shqetësimin se mungesa e ujit për vaditje ka ulur rendimentin e prodhimit, ndërsa patatja e cila është një kukturë që kërkon shumë ujë, rrezikon...