Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Fier, tentohet të vidhet Kisha e Shën Nikollës
Kisha e Shën Nikollës në Vajkan të Fierit është bërë sërish objekt i një tentative grabitjeje. Disa persona kanë tentuar të vjedhin arkën e kishës, por ngjarja është konstatuar në kohë nga kujdestari i saj, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Përfaqësuesi i Metropolisë së Apollonisë dhe Fierit pranë Kishës së Shën Gjergjit, At Dhimitër Lloshi, shprehet se kjo nuk është hera e parë që tentohet të vidhet objekti i kultit dhe e cilëson ngjarjen si një sinjal shqetësues për sigurinë e vendeve të shenjta në këtë zonë. Ai kërkon zbardhjen e plotë të rastit dhe marrjen e masave parandaluese....