Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Elbasan – Kabujt e energjisë të varur mbi kokat e tyre, qytetarët: Kemi frikë për jetën!
Jeta e banorëve të Elbasanit rrezikohet prej kabujve të energjisë dhe telekomunikacionit që janë lënë të varur në rrugë. Banorët e lagjes Çerçiz Topulli ankohen për situatën kaotike, ndërsa shprehin shqetësim se në rrezik është edhe jeta e fëmijëve që luajnë poshtë tyre. Syri TV Kabujt e energjisë elektrike, fibra të internetit e telefonisë janë kthyer në shqetësim serioz dhe kërcënim për jetën e banorëve në rrugën Çerçiz Topulli në Elbasan. Edhe pse kjo situatë ka muaj në këtë gjendje, askush nga institucionet nuk merr masa, ndërsa banorët shprehin shqetësimin për jetën e fëmijëve që luajnë aty. Dikur kompanitë që...