SYRI TV/ Bashkia Sarandë rikthen konfliktin në Nivicë, rikthen projektvendimin e parkut fotovoltaik

SYRI TV/ Bashkia Sarandë rikthen konfliktin në Nivicë, rikthen projektvendimin e parkut fotovoltaik

Në mbledhjen e fundit para nisjes së pushimeve verore, Këshilli Bashkiak i Sarandës ka vendosur të marrë në shqyrtim një projekt-vendim kontravers, nëpërmjet të cilit synohet të jepet një sipërfaqe 60 hektarë për park fotovoltaik në zonën e Nivicës, pranë Kakomesë. Bashkia e Sarandës ka njoftuar se në mbledhjen e datës 30 Korrik 2025 janë në rend dite 10 pika, njëra prej të cilave është “Projekt-vendimi për miratimin në parim të dhënies me qira, me konkurrim, të një sipërfaqeje prej 60 ha,pjesë e pasurisë me nr.8 dhe nr.15 zona kadastrale 2806 për zhvillim aktiviteti prodhim energjie nga burime të rinovueshme,...