Zjarri në rafinerinë e naftës në Greqi, raportohet për tre persona të plagosur
👁1183
Tre punëtorë raportohet se kanë mbetur të lënduar si pasojë e zjarrit në një rafinerie nafte në Korinth, Greqi.
Gjithashtu autoritetet greke bëjnë të ditur se flakët janë vënë nën kontroll. Ndërsa tre të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
“Sot, 17 shtator, një zjarr i rëndë ka ndodhur në zonën e njësive të rafinimit të rafinerisë jugore të rafinerive të Motor Oil në Agioi Theodorou. Shkaqet mbeten ende të panjohura. Si pasojë e zjarrit kanë mbetur të plagosur lehtë 3 punonjës të një kompanie kontraktore bashkëpunuese, të cilët janë dërguar në spitalin e Korintit dhe po marrin të gjithë kujdesin e nevojshëm”, thuhet në deklaratë.
Burimi