Vuçiç nga Zvicra me deklarata kërcënuese: Sa të jem unë, nuk ka asgjë nga Kosova dhe Vojvodina e pavarur

Vuçiç nga Zvicra me deklarata kërcënuese: Sa të jem unë, nuk ka asgjë nga Kosova dhe Vojvodina e pavarur

Aleksandar Vuçiç ka deklaruar edhe njëherë se sa të jetë ai president i Serbisë nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Këto deklarata populiste ai i dha nga Cyrihy. Madje tha Vojvodina e pavarur është veç një ëndërr e disa individëve. Ai këto deklarata i dha ani pse vazhdimisht thotë se Serbia po ‘punon për paqe’.

Vuçiç u tall edhe me ata që po protestojnë tash e sa ditë në Serbi duke kërkuar përgjegjësinë për tragjedinë që ndodhi në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 15 serbë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar mbrëmënë Cyrih se derisa është president, Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe as nuk do të heqë dorë nga politika e “neutralitetit ushtarak”.

“Përderisa unë jam president i Serbisë, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të jetë ushtarakisht neutrale”, tha Vuçiç në përgjigje të pyetjes së një gazetari për gjoja “non-paper”-in, i cili ndër të tjera nënkupton se Beogradi njeh pavarësinë e Kosovës.

“Nuk ka asgjë në ëndrrat që kanë individët për një Vojvodinë të pavarur”, tha presidenti serb.

Duke folur për protestat në Beograd, Vuçiç deklaroi se nuk e sheh kuptimin të komentohet çdo ditë për “bullizmin e dikujt” dhe se individët që udhëheqin protestat po debatojnë me veten e tyre, gjë që, sipas tij, “i çon në vetëvrasje politike”

“Të njëjtët njerëz – përtacët ngacmojnë të tjerët. Dhe çfarë arritën, përveçse ngacmuan mbarë kombin. Besoni se po vrasin veten, me ta mbeten vetëm ekstremistët”, tha Vuçiç.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente