Vuçeviç: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Vuçeviç: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Serbia është e gatshme për “marrëveshje dhe kompromise” në bisedime me Kosovën, tha kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, për agjencinë AFP-në.
Këtë deklaratë, Vuçeviç e dha një ditë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të takohen për një rund të ri të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Ne jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje dhe kompromise, që nënkuptojnë se asnjëra palë të jetë fituese absolute apo humbëse absolute, por që Serbia dhe shqiptarët duhet të jetë të kënaqur më mënyrë të barabartë, apo thënë më mirë të pakënaqur në mënyrë të barabartë”, tha Vuçeviç.
Burimi