Vuani nga ankthi dhe depresioni? Ja mënyrat që duhet të ndiqni për ngritjen e humorit

Vuani nga ankthi dhe depresioni? Ja mënyrat që duhet të ndiqni për ngritjen e humorit

Sipas studimit të fundit, rastet e individëve të prekur nga ankthi dhe depresioni janë rritur në nivel drastik, për shkak të stilit tonë të jetesës.
Por eskpertët kanë dhënë zgjidhje sesi gjithsecili prej nesh t’i luftojë ato.

 
Sipas tyre njerëzit janë të ndërtuar për të qenë rreth të tjerëve, ka shumë kërkime për të treguar ndjenja e lidhur me të tjerët mund të ketë një efekt pozitiv në shëndetin tonë fizik dhe mendor.

 
Në shëndetin fizik, sistemi jonë kontrollon më mirë sheqerin në gjak deri te reduktimi i rrezikut të problemeve kardiovaskulare dhe simptomave depresive.

Në studim u zbulua se pjesëmarrësit kishin 50% më shumë gjasa të mbijetonin, kur kishin marrëdhënie më të forta sociale dhe e anasjellta, e cila rrit rrezikun e depresionit dhe vdekjes.

Sipas tyre nuk duhet të mbetemi vetëm të varim shpresat tek interneti, për lidhje sociale pasi ai vetëm rrit vetminë dhe krijon varësi. Pra gjeni kohë për miqtë tuaj bashkohuni në një klub ose grup dhe gjeni kohë për të parë familjen tuaj.

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm pasi është 1.5 herë më efektiv në reduktimin e simptomave të buta deri në nivelin mesatar të depresionit, ankthit dhe stresit.

Stërvitja sipas ekspertëve, nuk duhet të jetë intensive, por thjesht çdo lëvizje që nënkupton energji dhe ushtron muskujt tuaj. Ato mund të përfshihen vetëm tek punët e shtëpisë dhe kopshtaria.

Studimet kanë lidhur dhe ekspozimin ndaj dritës dhe natyrës me përmirësimin e funksionit njohës, aktivitetin e trurit, presionin e gjakut, gjumin, stresin dhe shëndetin mendor. Syri.net-iefimerida
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente