Vrau nëntë persona dhe plagosi 12 tjerë vitin e kaluar, 22-vjeçari nga Serbia shpallet fajtor
Urosh Bllazhiq, 22-vjeç nga Serbia u shpall fajtor pasi vrau nëntë dhe plagosi 12 persona në fshatrat Dubona dhe Malo Orashje vitin e kaluar.
Urosh u deklarua fajtor dhe duke qenë se ai ishte nën 21 vjeç në kohën e krimit, nuk është e mundur të dënohet me burgim të përjetshëm për krimin, por vetëm me një dënim prej 20 vjetësh. Prokuroria e propozoi këtë dënim në gjykatë.
Sulmi i pwrgjakshwm i Bllazhiqit në fshatrat afër Mlladenovacit ndodhi vetëm një ditë pas të shtënave në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në Beograd.
Blazhiq filloi sulmin e tij në Mali Orashje, dhe më pas u drejtua për në Dubonë.
Sulmuesi ishte arratisur pas masakrës dhe kërkimi për të zgjati deri në orët e para të mëngjesit, kur u gjet 50 kilometra larg Kragujevcit.
Burimi