
Vrasja e nënë e bijë në Tetovë/ Trupat e pajetë u gjetën nga gjyshja
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen tragjike të regjistruar në Tetovë ku humbën jetën nënë e bijë. Në lidhje me ngjarjen bëhet me dije se është vënë në pranga kryefamiljari. Arrestimi i tij u bë kur doli nga spitali pasi edhe ai është plagosur. Nga kjo ngjarje është plagosur edhe djali i mitur.
Gruaja dhe vajza e saj e mitur u gjetën të pajeta rreth orës 14:00 në banesë në Sllatinë, ndërsa bashkëshorti dhe djali i mitur u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. 50-vjeçari pas daljes nga spitali është shoqëruar në polici, ku do të mbahet deri në zbardhjen e plotë të rastit.
Sipas Alsat, trupat e viktimave u gjetën nga nëna e kryefamiljares, e cila ka shkuar në banesën e së bijës pasi është marrë një thirrje telefonike për ndihmë në urgjencën e Tetovës.
Burimi