VIDEO SYRI TV/ Bajronizmi në botën shqiptare, Shabani: Shërbeu për ndezjen e vetëdijes
Figura e Xhorxh Gordon Bajronit vjen me zbulime të reja të studiuesve. Studiuesi Shaban Sinani në veprimtarinë mbajtur në Akademinë e Shkencave në nder të figurës së tij, u shpreh për Syri Tv se Bajroni shërbeu për ndezjen e vetëdijes në vitet ’20 – ’30, ndërsa studiuesja Blerina Suta që ka bërë kërkime në arkivin dhe bibliotekën e Napolit tha se De Rada e lexonte Bajronin në italisht dhe pastaj e sjelltë edhe në letrat shqipe
Nga Egla Xhemalaj-SYRI TV
Në nderim të Xhorxh Gordon Bajronit 200 vite pas ikjes së tij në amshim në Akademinë e Shkencave u mbajt një veprimtari për bajronizmi si dukuri tipike e romantizmit evropian, që përkon me periudhën kur bota shqiptare po përgatitej për një ndryshim cilësor. Është fjala për kalimin në ideologjinë kombëtare, ndërsa Bajronizmi sipas studiuesit Shaban Sinani është paraprirësi i nacionalizmit gjuhësor.
Bajronizmi në letrat shqipe vjen në bregun ballkanik prej Italisë sidomos prej romantikëve arbëreshë
Italo-shqiptarëve përpos gjithë grupit të frekuentuar prej Jeronim De Radës. Në arkivin e Napolit dhe në Bibliotekën Kombëtare të Napolit rezulton se nga këto kërkime:
Konferenca hedh dritë mbi fakte të reja që zbulojnë ndikimin e Bajronit në botën shqiptare veçanërisht në letërsi.
Burimi