VIDEO SYRI TV/ 16- vjetori i anëtarësimit në UNESCO, qyteti i Beratit në festë përmes aktiviteteve

VIDEO SYRI TV/ 16- vjetori i anëtarësimit në UNESCO, qyteti i Beratit në festë përmes aktiviteteve

16-vjetori i anëtarësimit të Beratit në UNESCO është festuar me një shumësi aktivitetesh deri në orët e para të mëngjesit. “Festa e xixëllonjave” e realizuar me këtë rast kishte pjesë tij ekspozitën me vepra të piktorëve të qytetit, ndërsa nuk mungoi as muzika e mirë. 
Nga SYRI TV
Qyteti i Beratit ka festuar 16-vjetorin e anëtarësimit në UNESCO. Në aktivitetin “Festa e Xixëllonjave” të realizuar me këtë rast nuk munguan as ekspozitat e pikturës, muzika e kërcimi.
Eventi u organizua në sheshin “Porta e Pashait”, ku u ekspozuan dhjetëra piktura, të realizuara nga piktor të qytetit të Beratit,vepra të cilat paraqesnin evolucionin e Beratit në shekuj, që nga fotot e Beratit antik e deri në ditët e sotme. Festa vijoi deri në orët e para të mëngjesit me muzikë të luajtur mjeshtërisht nga grupi SPA-ska Band. Të pranishëm në festime përveç qyetarëve të shumtë, ishin edhe shumë turistë të huaj.
Stiv Mela dhe Pier Nushi,pjesë e grupit SPA- ska Band u shprehën se mbrëmja ishte magjike.
Në 8 korrik të vitit 2008 qyteti i Beratit u bë pjesë e listës e thesareve të rralla botërore të UNESCO-s. Në vitin 1961, Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze, me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme ,të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike.
Burimi