Ushtarë izraelit të veshur si civilë bastisin spitalin, arrestojnë militantin palestinez

Ushtarë izraelit të veshur si civilë bastisin spitalin, arrestojnë militantin palestinez

Forca të armatosura izraelite bastisën një spital në Bregun Perëndimor mbrëmjen e së mërkurës, pasi aty po merrte mjekim një militant palestinez i dyshuar.

Ushtarët ishin veshur si civilë dhe arrestuan personin e këkruar, ku sipas tyre ky militant kishte vrarë dy izraelitë në Hamas.

Në reagim të menjëhershëm erdhi ministria palestineze e Shëndetësisë, e cila quajti bastisje ku bie ndesh me ligjet e konventave ndërkombëtare që përcaktojnë mbrojtjen e qendrave të trajtimit dhe pacientëve.

“Rreth 20 forca speciale të fshehta izraelite të veshura me veshje mjekësh e infermierësh, madje edhe femra palestineze, sulmuan spitalin. I gjithë procesi zgjati më pak se gjashtë minuta sulmi, rrëmbimi dhe largimi” tha një zyrtar i spitalit, i cili ishte prezent në këtë ngjarje.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente