Uragani përplas dhe … politikën/ Trump: Do shpëtoj vendin nga administrata e korruptuar. Biden: Po përhap gënjeshtra

Uragani përplas dhe … politikën/ Trump: Do shpëtoj vendin nga administrata e korruptuar. Biden: Po përhap gënjeshtra

Uragani Helen që goditi disa javë më parë 6 shtete të Amerikës dhe Urgani Milton që po godet aktualisht Flordinën, po përdoren në skenën politike të Shteteve të Bashkuar një muaj përpara zgjedhjeve presidenciale për të fituar më shumë mbështetje në kampin demokrat dhe po ashtu në atë Republikan. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden akuzoi kandidatin republikan për president Donald Trump se po shpërndan një sere gënjeshtarsh mbi punën e bërë nga qeveria dhe ekipet e emergjencave civile , me synimin per te perfituar politikisht nga kjo fatekeqesi natyrore.
“Përgjatë javëve të fundit ka pasur një promovim të pamatur, të papërgjegjshm dhe të pamëshirshëm të informacioneve të rreme dhe të gënjeshtrave të drejtpërdrejta që po shqetësojnë njerëzit. Këto dizinformata po minojnë besimin në punën e jashtëzakonshme të shpëtimit dhe rimëkëmbjes që tashmë janë ndërmarrë dhe do të vijojnë të merren. Ish presidenti Trump po përdor gënjeshtrat e tij si sulme politike. Ata thonë se njerëzit e prekur nga uraganet do të marrin 750 dollarë në dorë dhe asgjë më shumë, por kjo nuk është e vërtet. Thjesht nuk është e vërtet. Ata thonë se ne po ruajmë paratë sepse na duhet për të përballuar krizën që na shkaktuan emigrantët dhe kjo është qesharake. Kongresmenja e Xhorxhas Taylor Greene doli dhe tha se qeveria federale po kontrollon motin. Kjo është përtej çmendurisë, Qeveria nuk mundet të kontrollojë motin. Ata duhet të kuptojnë se në moment të tilla nuk ka shtete blu apo të kuqe në Amerikë .”
Nga ana tjetët kandidati Republikan për garën Presidenciale të nëntorit zgjodhi që të vijonte ofendimet e tij ndaj rivales së tij demokrate Kamala Harris në tubimet e tij elektroale ndërsa tha se po lutet për Amerikanët e prekur nga Uragani në Florida. Trump u shpreh se do ta shpëtojë vendin nga Administrata Trump.
“Ne do ta shpëtojmë vendin tone . Do ta shpëtojmë nga këta të çmendur. Përpara se të nisim këtë mision dua të shpreh lutjet e mia për popullin e Floridas që po përballet me një nga stuhitë më të rënda. Kjo administrate nuk po bën asgjë për ju. Që prej nisjes së këtij udhëtimi kam pasur synim që ta shpëtojë vendin tone nga kjo administrat e korruptuar dhe e dështuar dhe t’iu kthej mbrapsht vendin që meritoni. Edhe përballë vdekjes nuk do të ndalem. Dëgjoni, unë mund të isha në një plazh tani me diellin që binte mbi trupin tim të bukur dhe mbi rroba-banjot e mia duke shijuar perëndimin dhe valet e detit. Por jo, unë kam zgjedhur të jem këtu dhe të luftojë për ju.
Burimi