U plagos me shigjetë në qafë dhe vrau agresorin, Daçiç jep detaje nga sulmi në Beograd: Po trajtohet si akt terrorist!

U plagos me shigjetë në qafë dhe vrau agresorin, Daçiç jep detaje nga sulmi në Beograd: Po trajtohet si akt terrorist!

Zëvendëskryeministri serb, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha se një person i panjohur ka plagosur një pjesëtar të Xhandarmërisë i cili po ruante Ambasadën izraelite në Beograd. Ai tha se ky rast po trajtohet si akt terrorist.
 
“Zyra e Prokurorit Special ka marrë përsipër këtë rast”, tha Daçiç për gazetarët, teksa vizitoi në Qendrën e Emergjencës policin e plagosur.
 
Paraprakisht, Ministria e Brendshme e Serbisë tha se rreth orës 11:00, një person i panjohur, ” identiteti i të cilit po përcaktohet, qëlloi me hark me shigjeta një anëtar të Xhandarmërisë i cili po ruante Ambasadën e Izraelit, duke e goditur në qafë”.

Në njoftim u tha se pjesëtari i Xhandarmërisë M.J (1990) ka përdorur armën në vetëmbrojtje, duke qëlluar sulmuesin, i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra.
Ministria e Brendshme e Serbisë tha se polici i plagosur është transportuar në Qendrën Emergjente, ku do t’i nënshtrohet një operimi për të hequr shigjetën nga qafa.
Burimi