Turqi, rrëzohet avioni stërvitor, dy të vdekur

Turqi, rrëzohet avioni stërvitor, dy të vdekur

Dy pilotë humbën jetën në Bursa të Turqisë kur një avion stërvitor u rrëzua në pistën e aeroportit Yenişehir.
Sipas raportimeve të para, avioni, me një burrë 61-vjeçar dhe një 43-vjeçar, po tentonin një ulje emergjente në pistën e aeroportit, kur njëri nga krahët e tij preku trotuarin, duke bërë që avioni të rrëzohej.
Administrata e qytetit të Bursës tha në një deklaratë se “një avion stërvitor që i përkiste një shkolle private fluturimi (Fenix ​​Aviation) u rrëzua në pistën e aeroportit Yenişehir në provincën tonë. Të dy pilotët vdiqën në përplasje. Për ngjarjen ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ”.
Bursa’da Yenişehir Havalimanı apronuna düşen eğitim uçağındaki iki pilot hayatını kaybetti.— Yeni Şafak (@yenisafak) September 23, 2024
Burimi