Trump: Harrisi bën një fushatë urrejtjeje dhe unë do të jem president i të gjithëve

Trump: Harrisi bën një fushatë urrejtjeje dhe unë do të jem president i të gjithëve

Ish-presidenti Donald Trump u shfaq në rrjetet sociale mëngjesin e të mërkurës dhe kritikoi fushatën e zëvendëspresidentes Kamala Harris. Komentet e Trump-it erdhën pasi zëvendëspresidentja ka nisur një retorikë provokuese kundër tij javën e fundit, duke pretenduar se ai ishte një fashist dhe më pas e quajti “tiran të vogël” gjatë një mitingu në Uashington të martën mbrëma.

“Afro 250 vjet më parë, Amerika lindi kur ne i rrëmbyem lirinë një tirani të vogël”, tha Harrisi në mitingun në Ellipse në kryeqendrën e vendit. “Ndër brezave, amerikanët e kanë ruajtur atë liri, e kanë shtrirë dhe duke bërë këtë, i kanë dëshmuar botës se një qeveri e popullit është e fortë dhe mund të rezistojë. Ata nuk luftuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën e tyre, vetëm për të na parë ne të dorëzojmë liritë tona themelore, vetëm për të na parë t’i nënshtrohemi vullnetit të një tirani tjetër të vogël,” tha zëvendëspresidentja.

Ishte akuza e fundit në të cilën Harrisi nënkuptoi pa prova se Trump do të hiqte liritë e vendit. Trump postoi në rrjetet sociale herët në mëngjes të mërkurën duke kritikuar retorikën provokuese të zëvendëspresidentes.

“Ndërsa unë bëj një fushatë zgjidhjesh pozitive për të shpëtuar Amerikën, Kamala Harrisi po bën një fushatë urrejtjeje”, ka postuar Trump. “Ajo e ka kaluar gjithë javën duke krahasuar kundërshtarët e saj politikë me vrasësit në masë më të këqij të historisë”.

Ish-presidenti më pas iu referua komentit që presidenti Joe Biden bëri më herët gjatë ditës, në të cilin ai i quajti mbështetësit e Trump-it “plehra” ndërsa iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me shakanë fyese të një komediani gjatë mitingut të Trump-it në Madison Square Garden të dielën.

“Donald Trump nuk ka karakter”, tha Biden të martën. “Atij s’i bëhet vonë fare për komunitetin latin. Vetëm një ditë më parë, një folës në tubimin e tij e quajti Porto Rikon një ishull lundrues plehrash.”

“Të vetmet plehra që shoh që qarkullojnë atje janë mbështetësit e tij”, tha Biden. “Demonizimi i tij i latinëve është i pandërgjegjshëm dhe është joamerikan.”

“Tani, mbi të gjitha, Joe Biden i quan plehra mbështetësit tanë”, tha Trump. “Nuk mund ta drejtosh Amerikën nëse nuk e do popullin amerikan. Kamala Harrisi dhe Joe Biden-i kanë treguar se të dy nuk janë të përshtatshëm për të qenë president i Shteteve të Bashkuara.”

Trump më pas theksoi mbështetjen dhe apelin e gjerë të fushatës dhe ndjekësve të tij. Ai kërkoi mbështetjen e tij mes njerëzve të të gjitha racave dhe tha se do të ishte një presidenti i të gjithëve.

“Jam krenar që udhëheq koalicionin më të madh, më të gjerë dhe më të rëndësishëm politik në historinë amerikane”, tha kandidati republikan për president. “Ne po mirëpresim një numër historik të latino-amerikanëve, afro-amerikanëve, aziatiko-amerikanëve dhe qytetarëve të çdo race, feje, ngjyre dhe besimi.”

“Është dëshira ime të jem President i të gjithë njerëzve,” përfundoi ai. / Washington Examiner / Syri.net
Burimi