Të shtëna me armë pranë stadiumit në Greqi, 3 të plagosur e 70 të shoqëruar
Një incident i përgjakshëm me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mes tifozëve të organizuar pasditen e së shtunës (13/7) jashtë stadiumit në Alexandras Avenue në Greqi, pak para ndeshjes miqësore mes Panathinaikos dhe AEK Larnaka. Advtisement –
Sipas informacioneve të para nga burime policore, për një arsye ende të panjohur, tifozët janë përleshur me njërin prej tyre, duke nxjerrë armën dhe duke qëlluar. Një burrë ka mbetur i plagosur në këmbë nga të shtënat.
Në të njëjtën kohë, gjatë episodit kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, një në bark (me gërvishtje) dhe një në krah pas një rrahjeje.
Të tre të plagosurit janë dërguar në Spital. Zyrtarët e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë më shumë se 70 arrestime.
Informacionet bëjnë me dije se shumë prej të shoqëruarve kanë qenë të njohur për autoritetet në të kaluarën, për incidente në stadiume dhe shkelje të tjera me burime të mirëinformuara që thonë se disa prej këtyre grupeve të organizuara të tifozëve veprojnë si organizata kriminale.
Burimi