Të fshehura në një fushë me misër, policia greke asgjësoi 8300 bimë kanabis

Të fshehura në një fushë me misër, policia greke asgjësoi 8300 bimë kanabis

 
Policia greke njoftoi këtë të premte se arrestoi pronarin e një ferme dhe asgjësoi më shumë se 8300 bimë kanabisi të kultivuara ilegalisht, të cilat u zbuluan në një fushë me misër në Greqinë qendrore. Është një nga sasitë më të mëdha të bimës që është gjetur ndonjëherë në vend.
Policia thotë se disa nga bimët e kanabisit ishin deri në 3.5 metra të larta dhe rrënjët e tyre ishin të ngatërruara në misër, shkruan Reuters. Bëhet e ditur se 44-vjeçari pronari i fermës u arrestua me akuzën e kultivimit të paligjshëm të kanabisit dhe trafikut të drogës si pjesë e një grupi kriminal.
Autoritetet vlerësuan, bazuar në numrin e bimëve të kanabisit, se grupi synonte të bënte një fitim të paligjshëm prej 15 milionë eurosh. Greqia legalizoi kanabisin për përdorim mjekësor në vitin 2017 dhe hoqi ndalimin e kultivimit dhe prodhimit të tij një vit më vonë.
Posedimi, prodhimi dhe shitja e kanabisit për qëllime rekreative mbeten ende të paligjshme./
Burimi