SYRI TV/ Piktori 75-vjeçar që mahnit turistët, Klement Mbrica ka hapur galeri në banesën e tij

SYRI TV/ Piktori 75-vjeçar që mahnit turistët, Klement Mbrica ka hapur galeri në banesën e tij

 
Piktori 75-vjeç, që pasionin për artin e ka kthyer në mundësi sigurimi tē ardhurash pët familjen e tij.
Prej vitesh në pension, dhe 38-vite si mësues në Liceun e Beratit, Klement Mbrica pikturon çdo ditë për turistët në shkallët e banesës së tij në lagjen Kala.
SYRI TV
Dashuria që ai ka për artin dhe veçanërisht për pikturën nuk e ka ndaluar mësuesit e pictures Klement Mbrica,që edhe pas daljes në pension,të vazhdojë të hedh në telajo rrugicat e kalldrëmta të Kalasë apo edhe çatitë e një mbi një dritareve të Mangalemit.
38-vite punë si mësues pikture në Liceun e pikturës në Berat,e kthyen atë në një nga piktorët ikonikë dhe të dashur të qytetit të Beratit,e ndërsa sot, pas daljes në pension, Mbrica e gjen duke pikturuar çdo ditë në lagjen Kala.
Aty ka ka improvizuar një galeri arti, duke pikturuar vepra të ndryshme, të cilat ai më pas u’a shet turistëve të huaj.
Edhe pse interesi nga turistët është i lartë dhe përfitimet monetare nga pikturat që ai shet nuk i mungojnë.
Rrugicat e kalldrëmta të Kalasë shekullore të Beratit janë kthyer në “muzën” e piktorit,ku thuajse çdo vizatim i tij lidhet ngushtësisht me historinë dhe arkitekturën e qytetit ikonik të historisë shqiptare.
Per te hedhur nje pejsazh ne leter Klement Mbrices, i duhet rreth 3-orë, ndersa piktuart e tij marrin jete vetëm me një penë të hollë.
Burimi