SYRI TV/ ‘Letërsia për fëmijë, në krizë në gjithë botën’, Spahiu, Rrozhani dhe Çupi mbështetje për botim
Poeti Xhevahir Spahiu dhe autoret Rovena Rozhani dhe Rudina Çupi kanë fituar mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit për t’u botuar mes 14 autorëve që u bënë pjesë e garës në zhanrin e letërsisë për fëmijë.
Kryetarja e jurisë Persida Asllani vlerësoi produktin letrar, ndërsa autoret thanë se është sfiduese puna me letrat për fëmijë e se letërsia për të vegjlit është në krizë në mbarë botën.
SYRI TV
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit vlerësoi me çmim poetin Xhevahir Spahiu, autoret Rovena Rrozhani dhe Rudina Çupi mes 14 shkrimtarëve të letërsisë për fëmijë që ishin në garë me tekste letrare, vepra të cilat do të mbështeten nga institucioni për t’u botuar.
Kryetarja e jurisë Persida Asllani çmoi produktin letrar.
Letërsia për fëmijë është një zhanër sfidues për autorët. Rovena Rrozhani dhe Rudina Çupi thonë se qasja ndaj kësaj letërsie është shpeshherë e gabuar, ndërsa kriza për autorët për fëmijë e tejkalon Shqipërinë, për t’u shtrirë edhe në lëmin e letrave botërore për këtë kategori.
Komunikimi me fëmijët përmes letërsisë do të mbetet një sprovë e gjithmonshme, ngase mjetet e komunikimit e teknologjia ka arritur të zvetënojë në një formë dëshirën për’ju qasur një libri, ndonëse ky i fundit ka vlera të larta estetike.
Burimi