Syri TV/ Gëzim Myshketa rikthehet në shtëpi me mision, baritoni ‘sjell botën’ në Durrës me masterclass
Baritoni me famë ndërkombëtare Gëzim Myshketa kthehet në qytetin e vendlindjes, në Durrës për të mbajtur një masterclass për të rinjtë e talentuar nga Shqipëria e nga mbarë bota.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është krijimi i një copëz Arene di Verona në qytetin e Durrësit, që artistët e rinj të kenë mundësi të realizojnë ëndrrat.
Syri Tv
DURRËS OPERA ART of singing lindi si një ëndërr e baritonit me famë ndërkombëtare Gëzim Myshketa për ta shndërruar qytetin e lindjes në një qendër të operës për të rinjtë nga e gjithë bota.
I emocionuar për rikthimin në Durrës e për mbajtjen e masterclass-it botëror, baritoni tha se ky projekt la për qëllim të krijojë në Durrës një copëz arene di Verona.
Masterclassi sipas Gëzim Myshketës mund të ngacmojë edhe rivënien në skenë të një opere në amfiteatër.
Baritoni që e bën Shqipërinë krenarë në skenat e gjithë botës, përveç masterclass-it do të mbajë më datë 6 korrik një koncert në Amfiteatrin e Durrësit.