Sulmi rus mbi Poltava, 41 viktima dhe 180 të plagosur/ Goditen me raketa spitali dhe një shkollë

Sulmi rus mbi Poltava, 41 viktima dhe 180 të plagosur/ Goditen me raketa spitali dhe një shkollë

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky thotë se 41 persona janë vrarë në një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas të Poltava, ndërsa 180 të tjerë janë plagosur.
Raporti paraprak sugjeron se dy raketa goditën një “institucion arsimor” dhe një spital, shton Zelensky.
Raporte të pakonfirmuara thonë se një qendër stërvitore ushtarake ishte një nga ndërtesat e goditura. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se njerëzit u goditën teksa po shkonin në vendstrehime menjëherë pas një sirene sulmi ajror.
Poltava është një qytet në Ukrainën qendrore-lindore që nuk është saktësisht në vijën e parë. Ajo deri më tani nuk është prekur nga sulmet ruse në të njëjtën mënyrë si Dnipro, Zaporizhzhia ose Sumy.
Qyteti ka qenë relativisht i qetë deri më tani, por ka objekte të rëndësishme ushtarake, duke përfshirë qendra trajnimi. Ka raporte se Rusia kishte përdorur dronë zbulues përpara se të ndodhte ky sulm raketor.
Burimi