Sulmi në Ibër-Lepenc, mundësitë e vogla që Serbia të sanksionohet

Edhe pse hetimet janë ende në fazën fillestare, Kosova beson se sulmi në Ibër Lepenc mund të ketë lidhje me Beogradin zyrtar, që mund të jetë dora e fshehur, ashtu sikurse edhe në Banjskë. Në rast se hetimet nxjerrin përfshirjen e Serbisë, njohësit në Prishtinë thonë se do të jetë e vështirë që ndaj Beogradit të ketë sanksione.

Përpjekja e Bashkimit Europian që të mbajë afër Presidentin serb Aleksandër Vuçiç në mënyrë që të orientohet me Rusinë dhe Kinën bën që të jetë më e përkëdhelur.

Arbënor Sadiku, analist politik, shprehet: “Bashkësia ndërkombëtare e trajton disi më ndryshe Serbinë, në kuptimin e asaj që e dinë dhe ata se Serbia ka opsione të tjera përpos BE-së që në këtë rast është mbështetja nga Kina dhe Rusia”.Fitim Mulolli, analist politik, thekson: “As BE, as NATO nuk e do një Serbi e cila është e orientuar tërësisht ose dorë e zgjatuar nga Rusia në Ballkan sepse ata synojnë ta kenë një Ballkan tërësisht të integruar në BE, ku nuk ka kërcenime nga Rusia apo Kina”.

Zhvillimet në Serbi pas rastit tragjik në Novi Sad e ku përmes protestave kërkohet dorëheqja e Vuçiçit dhe Qeverisë, i jep mundësinë Presidentit serb që të bëjë lojëra të reja në raport me ndërkombëtarët, duke u shfaqur si aleati i tyre më i mirë në Beograd.

“Këtë taktikë vazhdon ta shfrytëzojë Vuçiçi vazhdimisht dhe për çdo gjë nxjerr arsyetime sepse një gjë e tillë do të dëmtonte Serbinë në rrugën drejt BE-së, një gjë e tillë do të ndikonte që t’ia kthejë shpinën tërësisht BE-së dhe po mundohet t’i bindë ata të bashkohen të vijnë andej”, deklaron Mulolli.

Megjithatë, nëse Kosova do të respektonte thirrjet e ndërkombëtarëve për të përmbushuar obligimet e saj nga marrëveshjet me Serbinë do t’i jepte një pozicion më të mirë karshi aleatëve në thirrjet e saj për sanksionimin e Begoradit.

“Strategjia e Kosovës në vend që të kërkojë nga të tjerët në këtë rast nga aleatët e Kosovës që ta vë dikë para fajit është mirë që ne së pari të kryejmë detyrat tona dhe natyrisht që përveç kësaj të kërkojë mobilizim edhe nga KFOR përmes ambasadave të QUINT dhe organeve të tjera”, tha Sadiku.Sulmi i fundit në Ibër Lepenc që ndodhi më 29 nëntor goditi infrastrukturën kritike dhe u vlerësua si më i rëndi në Kosovën e pasluftës. 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente