Sulmi në Gjermani: Policia arreston të dyshuarin kryesor
Policia gjermane ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e tetë të tjerëve në sulmin me thikë të së premtes në qytetin perëndimor të Solingenit, ka thënë një ministër rajonal.
“Njeriu të cilin e kemi kërkuar me të vërtetë gjatë gjithë ditës sapo është arrestuar”, tha Herbert Reul, ministri i brendshëm i shtetit të Rhine-Westphalia, për TV publik ARD të shtunën vonë. Ai nuk dha detaje, por uebsajtet gjermane të lajmeve Bild dhe Spiegel raportuan se i dyshuari, me rroba të ndotura me gjak, ishte dorëzuar.
Dy burra, të moshës 56 dhe 67 vjeç, dhe një grua 56-vjeçare u vranë me thikë gjatë një festivali, në atë që kancelari Olaf Scholz e përshkroi si një “akt të tmerrshëm”.
“Ne kemi gjetur prova,” tha zoti Reul për ARD Tagesthemen news. Ministri tha se ai ishte njeriu që “dyshonim më shumë”. Një zëdhënës i ministrisë së brendshme të shtetit konfirmoi se burri ishte dorëzuar. Ky ishte arrestimi i tretë të shtunën, pas sulmit me thikë që tronditi Gjermaninë. Më herët policia tha se një burrë u arrestua në një qendër refugjatësh afër vendit të sulmit. Bild raportoi se oficerët e forcave speciale (SEK) sulmuan qendrën e refugjatëve, duke arrestuar një të dyshuar. Ai tha se ndërtesa ndodhej rreth 300 metra nga sheshi qendror i tregut Fronhof – Solingen, ku njerëzit u goditën me thikë të premten mbrëma.
Ky arrestim erdhi pak orë pasi u ndalua një djalë 15-vjeçar. Zyrtarët thanë se ai nuk ishte i dyshuari kryesor – por supozohej se kishte ditur për sulmin. Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin të shtunën. Ai nuk dha menjëherë asnjë provë dhe nuk ishte e qartë se sa e ngushtë ishte ndonjë marrëdhënie me sulmuesin. Sulmuesi thuhet se goditi me thikë rastësisht kalimtarët gjatë një festivali për të festuar 650 vjetorin e themelimit të qytetit industrial të Solingenit. Situata në shesh pas sulmit ishte “shumë e tensionuar”, gjë që e vështirësoi gjetjen e autorit, tha policia. Ata gjithashtu konfirmuan se sulmuesi “shënjestroi” fytin dhe qafën e njerëzve.
Burimi