Sulmi me dron nga Libani/ Zyrtari i lartë i qeverisë izraelite: Irani tentoi të vriste Netanyahun

Sulmi me dron nga Libani/ Zyrtari i lartë i qeverisë izraelite: Irani tentoi të vriste Netanyahun

Një zyrtar i lartë i qeverisë izraelite tha se Irani u përpoq të vriste kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, shkruajnë mediat e huaja.
Kanali 12 izraelit publikoi një lajm duke cituar një zyrtar të lartë të qeverisë izraelite të ketë thënë se “Irani u përpoq të vriste Netanyahun”.
Ndërkaq, gazeta Yediot Ahronot raportoi se shtëpia e Netanyahut është dëmtuar dhe se agjencia e inteligjencës së brendshme izraelite Shin Bet është në gatishmëri rreth të gjithë zyrtarëve qeveritarë.
Ndryshe, një dron i nisur nga Libani goditi zonën ku ndodhet rezidenca e kryeministrit Benjamin Netanyahu në qytetin e Cezaresë në veri të Izraelit.
Burimi