Sulm me sëpatë në një stacion treni në Paris, plagosen 4 persona, dy në gjendje të rëndë

Sulm me sëpatë në një stacion treni në Paris, plagosen 4 persona, dy në gjendje të rëndë

 Katër persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Paris. Mësohet se të plagosurit u sulmuan me sëpatë në një stacion treni në rajonin e Parisit. Lajmin e konfirmoi policia ndërsa bën me dije se  dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në stacionin Ouxaire-la-Ferrières, rreth 30 kilometra në lindje të Parisit. Raportohet se atje shpërtheu një përleshje mes disa personave për një arsye ende të panjohur.
Burimi