Stuhia ‘Ashley’ kërcënon Britaninë, me erë të fortë dhe paralajmërim për përmbytje

Stuhia ‘Ashley’ kërcënon Britaninë, me erë të fortë dhe paralajmërim për përmbytje

 
Stuhia Ashley pritet të godasë sot Britaninë e Madhe me një shpejtësi maksimale prej 35.7 metra në sekondë në disa pjesë të vendit, e cila me siguri do të krijojë rrezik për jetën e njerëzve, ndërsa priten edhe përmbytje, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Britanik.
Paralajmërimet për erë të fortë dhe shi janë në fuqi në pjesë të ndryshme të Britanisë së Madhe, dhe një paralajmërim i verdhë i motit është në fuqi për të gjithë Skocinë dhe Irlandën e Veriut për shkak të stuhisë, njoftoi Sky News.
Veriu i Skocisë do të qëndrojë nën një paralajmërim të verdhë moti deri në orën 9 të mëngjesit të së hënës.
Një paralajmërim i verdhë i motit është në fuqi deri në mesditën e sotme në jugperëndim të Anglisë dhe Uellsin Jugor dhe ka rrezik për përmbytje, si dhe mundësi për ndërprerje të energjisë elektrike.
Në Skoci, stuhia ka të ngjarë të shkaktojë vonesa në transportin publik, duke përfshirë rrjetin e trageteve të vendit, tha Agjencia Kombëtare e Transportit Skocez.
Meteorologët kanë parashikuar dobësim të erës për të hënën.
Burimi