Sinwar letër Nasrallahut: Veprat tuaja, shprehën solidaritetin në frontet e Boshtit të Rezistencës kundër Izraelit

Sinwar letër Nasrallahut: Veprat tuaja, shprehën solidaritetin në frontet e Boshtit të Rezistencës kundër Izraelit

Udhëheqësi i organizatës Hamas, Yahya Sinwar përmes një letre drejtuar kreut të lëvizjes së Hezbollahut, ka falenderuar Nasrallah për mbështetjen që i ka dhënë në luftën kundër Izraelit, duke e sulmuar këtë të fundit vazhdimisht me raketa dhe drone.
Në letrën drejtuar Nasrallah, Sinwar e vë theksin te solidariteti që frontet e Boshtit të Rezistencës kanë dhënë ndaj Hamas, tha të premten Hezbollah, në mesazhin e parë të raportuar që kur Sinwar u bë lider i Hamasit në gusht.”Veprat tuaja të bekuara kanë shprehur solidaritetin tuaj në frontet e Boshtit të Rezistencës duke mbështetur dhe marrë pjesë në luftë,” i shkroi Sinwar Nasrallah, sipas transmetuesit të Hezbollahut al-Manar.Sinwar nuk është shfaqur në publik që nga masakra e Hamasit në Izrael më 7 tetor, ndërsa ende nuk dihet vendodhja e tij, teksa gjasat janë që fshihet në një nga tunelet e panumërta në Rripin e Gazës.
Gjashtë civilë u vranë dhe të tjerë u plagosën të premten në mëngjes, nga një bombardim izraelit i Rripit qendror dhe jugor të Gazës.
Trupat e pesë civilëve u gjetën pas një bombardimi artilerie izraelite të shtëpisë së familjes në zonën al-Mawasi në qytetin Rafah, në Rripin jugor.
Një civil u vra gjithashtu dhe të tjerë u plagosën në një bombardim izraelit, që synoi një shtëpi në kampin e refugjatëve të Nuseirat në qendër të Rripit.
Agresioni i pushtimit në Rripin e Gazës, nga toka, deti dhe ajri, që nga 7 tetori 2023, deri më tani ka rezultuar në vrasjen e 41,118 civilëve, kryesisht fëmijë dhe gra, dhe plagosjen e 95,125 të tjerëve.
Mijëra viktima mbeten të zhdukur ose të groposura nën rrënoja, apo të shpërndara në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit përballen me vështirësi të jashtëzakonshme për t’i arritur ato për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite dhe sasisë masive të mbeturinave./ Der Standard – Wafa Agency.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente