Si mund të ndihmojnë bletët familjet e goditura nga lufta në Ukrainë

Si mund të ndihmojnë bletët familjet e goditura nga lufta në Ukrainë

Nga Dani Thomas, BBC
Dylli i bletës mund të jetë i rëndësishëm për të ndihmuar me ruajtjen e ushqimit në zona lufte si Ukraina, sipas kërkuesve.
Shkencwtarët e Mbretërisë së Bashkuar kanë ndihmuar bletarët në vendin e rrethuar që të formojnë mbështjellëse të reja dylli për ushqimet mes sulmeve ruse.
Rusia ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë së Ukrainës në muajt e fundit, duke shkaktuar ndërprerje, që do thotë se në disa zona nuk mund të ketë ftohje gjatë verës.
Ukraina është prodhuesi më i madh i mjaltit në Europë dhe kërkuesit e bazuar në Kardif kanë analizuar koshere individuale në mënyrë që të vendosin se cila mund të sjellë mbrojtjen më të mirë.
“Njerëzit do ta dinë se Ukraina nuk është mirë për momentin,” tha profesori Les Baille, nga universiteti i Kardifit.
“Sicc e dinë të tërë, ushqimi ikën shumë shpejt nëse nuk ka mënyrë për ta ruajtur atë”.
“Përdorimi i një mbulese me dyllë blete, që mund të vrasë insektet, duket si një mënyrë natyrale e të adresuarit këtë problem”.
Grupi i kërkimit ka krijuar “receta” të ndryshme, të cilat miksojnë bashkë kombinime të objekteve të zakonshme, që ende mund të gjenden në zona lufte, për të krijuar mbulesa, të cilat mund ta ruajnë ushqimin.
Ata kanë mundur të testojnë kombinime të ndryshme në mënyrë që të gjejnë ato më të fuqishmet për ruajtjen e ushqimit.
“Magjia është në përzierjen,” tha profesor Baille.
Ai tha se “një pjesë cope ose dhe letër” kombinohet me dyllë blete dhe bimë të tjera antimikrobike, si sherbela, për të formuar mbulesat.
“Mbulesat me dyllë blete zakonisht përdoren për të zgjatur kohëzgjatjen e sanduiçëve, por ato mund të përdoren për produkte të tjera gjithashtu,” shtoi ai
Si pjesë e përpjekjeve për t’i ndihmuar ukrainasit që ta ruajnë ushqimin për aq gjatë sa munden, skuadra te Universiteti i Kardifit ka punuar me akademikë dhe bletarë në vend në mënyrë që të testojnë kosheret rreth Ukrainës për të parë cilat janë më të përshtatshme për detyrën.
“Ata kanë plot dyllë blete dhe ata kanë plot bletë,” thotë profesor Baille.
“Nëse gjen dyllin e duhur me vetitë e duhura, ti ke shansin që ta zgjatës kohëzgjatjen e ushqimit tënd”.
“Kjo është gjithashtu e rëndësishme kur ti nuk ke frigoriferë dhe nuk ke një burim energjie”.
Ai tha se kjo mënyrë nuk do t’i mbante gjërat të freskëta për një kohë të pacaktuar, por mund ta zgjaste jetën për disa ditë.
Homologët ukrainas tek Instituti Politeknik i Karkivit e kanë shpërndarë informacionin nga Universiteti i Kardifit online dhe në rrjete sociale me shpresën se ukrainasit do ta provojnë këtë mënyrë gjatë verës.
Karkivi ka parë luftime të rënda në javët e fundit.
“Situata në zonat e konfliktit dhe afër vijave të para është shumë e vështirë”.
“Njerëzit aty nuk kanë elektricitet ose shumë shpesh aty ka ndërprerje në këto rajone,” thotë Dr. Yuliia Yudina, nga Farmacia Kombëtare Universitare te Instituti Politeknik i Karkivit.
Ajo tha se ndërprerjet e energjisë kanë çuar në një sasi “domethënëse” të ushqimeve të shpërdoruara.
“[Mbulesa] mund të përdoret për ta mbajtur bukën të freskët dhe për të mbajtur frutat dhe perimet të freskëta.”
Profesor Baille dhe grupi i tij i mikrobiologëve shpresojnë se puna e tyre në Ukrainë do t’i ndihmojë të tjerët në zona lufte rreth botës që të shfrytëzojnë vetitë natyrale antibiotike të mjaltit – i cili përdorej dikur nga qytetërime si Greqia e Lashtë.
“Ne kemi pasur një përgjigje nga ushtria në Ukrainë, të cilët morën këtë ide”.
“Për ne, nëse ne mund të bëjmë vetëm një gjë të vogël për ta bërë këtë situatë më mirë, nga shtëpitë tona të sigurta, atëhere ia vlen.”
Burimi