
Shpërthen një cisternë në Pejë, nuk dihet për të lënduar
👁1069
Një cisternë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se ende nuk dihet se a ka të lënduar nga ky shpërthim.
“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, tha Gashi.
Burimi