Shërbimi sekret turk arreston kosovarin: Punonte për Mossad-in
Intelegjenca turke (MIT), ka arrestuar shtetasin kosovar, Liridon Rexhepi nën dyshimin se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad.
Arrestimi i tij është realizuar nga inteligjenca turke në kuadër të një operacioni të fshehtë.
Sipas mediave turke, Organizata Kombëtare e Inteligjencës përcaktoi se Rexhepi ishte personi që menaxhonte rrjetin financiar të MOSSAD në Turqi.
Rexhepi raportohet se u transferonte para agjentëve në terren në Turqi, të cilët kryenin xhirime me dron, operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbullonin informacione për fushën siriane, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit.
Liridon Rexhepi, i cili pranoi se kishte bërë transfere parash në deklaratën e tij në komisariat, u arrestua nga gjykata dhe u dërgua në burg, raporton Anadolu Agency.
Burimi