SHBA apelon për qetësi në Kenia, kaos në Nairobi për rritjen e taksave

SHBA apelon për qetësi në Kenia, kaos në Nairobi për rritjen e taksave

“Ne dënojmë dhunën në të gjitha format e saj dhe bëjmë thirrje për qetësi,” tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë kur u pyet për protestat antiqeveritare që kanë zhytur në kaos kryeqytetin e Kenias, Nairobi.
“Shtetet e Bashkuara po monitorojnë nga afër situatën në Nairobi,” theksoi ai, duke shtuar se kur policia hapi zjarr ndaj protestuesve që përpiqeshin të sulmonin parlamentin dhe sipas disa organizatave joqeveritare, të paktën pesë persona u vranë sot gjatë atyre protestave.
Më shumë se një duzinë vende perëndimore, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, thanë se ishin “thellësisht të shqetësuar” pasi dhuna shpërtheu në Kenia gjatë protestave antiqeveritare që u shtypën nga policia dhe çuan në vdekjen e të paktën pesë persona.
Në një deklaratë të përbashkët të misioneve të tyre diplomatike, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Irlanda, Holanda, Estonia, Norvegjia, Suedia, Rumania, Britania, Belgjika dhe SHBA shprehin keqardhjen e tyre për të vdekurit dhe të plagosurit nga të shtënat në Nairobi.
“Shprehim keqardhjen tonë për humbjet tragjike të jetëve dhe lëndimeve që kanë ndodhur edhe me përdorimin e zjarrit të vërtetë”, theksojnë ata.
Ambasadorët e huaj dhe komisionerët e lartë në Kenia theksuan në deklaratën e tyre të përbashkët se janë thellësisht të shqetësuar për dhunën që ka shpërthyer në protestat e fundit kundër projektligjit të debatuar të taksave që parashikon rritje.
Ata bënë thirrje për përmbajtje nga të gjitha anët dhe inkurajuan të gjithë liderët që të gjejnë zgjidhje paqësore për protestat, sipas një deklarate të shpërndarë nga Komisioni i Lartë Britanik në Kenia në median sociale X.
Burimi