Samiti i G20-s ndryshon planet, Macron tenton të ‘shkrijë akujt’ me Kinën
Liderët e BE-së u mblodhën për ditën finale të samitit të G20-s në Rio de Zhaneiro, e cila kishte në fokus luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, si dhe pasiguritë nga politikat amerikane, që mund të ndryshojnë nën drejtimin e Trump.
Në fjalimin e tij, presidenti i Brazilit, Lula da Silva bëri thirrje për më shumë aksion për ngadalësimin e ngrohjes globale, duke thënë se vendet e zhvilluara duhet ose të shqyrtojnë ndryshimin e objektivave për klimën nga viti 2050 në 2040 ose në 2045-n.
Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron u takua kokë më kokë me presidentin kinez Xi Jinping në kuadër të punimeve të samitit.
Ai riafirmoi angazhimin e Francës për të përforcuar marrëdhëniet me Kinën dhe insistoi se dy vendeve ndajnë të njëjtin vizion sa i takon paqes në Ukrainë.
“Ne ndajmë një vizion të përbashkët sa i përket zbatimit të Statutit të OKB-së dhe promovimit të paqes. Ne u takuam sërish pas 1 mijë ditë luftë të nisur nga Rusia ndaj Ukrainës dhe unë e di që sikurse ne, edhe ju keni dëshirën për një paqe afatgjatë dhe gjithashtu jeni të shqetësuar nga retorika ushtarake dhe bërthamore e Rusisë”,- tha Emmanuel Macron, president i Francës.
Deklarata vjen në një kohë kur dy vendet rrezikojnë të përfshihen nga lufta tregtare, me Pekinin që ka paralajmëruar taksa për produktet franceze.
Burimi