Sa orë gjumë na duhen realisht?

Sa orë gjumë na duhen realisht?

Gjumë i rehatshëm do të thotë shëndet i mirë. Sipas OBSH, aktualisht çdo njeri fle zakonisht dy orë më pak se një dekadë më parë. Po sa e rrezikshme është kjo gjë për trupin tonë dhe sa orë na nevojiten që të jemi në formë kur zgjohemi?
Shkencëtarët që studiojnë gjumin e kanë ndarë kohëzgjatjen e tij në disa faza. Në fazën e parë, vetëdija jonë është ende aktive, por energjia jonë bie. Në fazën e dytë, e cila fillon rreth 15-20 minuta pas të parës, trupi ynë hyn në fazën e gjumit të lehtë, i cili zgjat për një kohë të gjatë. Kjo pasohet nga faza e gjumit të thellë, moment kur rrahjet e zemrës ngadalësohen. Gjumi i thellë mund të zgjasë vetëm një orë, por është shumë i rëndësishëm sepse në atë fazë i gjithë trupi ynë relaksohet. Kjo fazë është shumë e rëndësishme për një sërë funksionesh trupore, si kujtesa apo sistemi ynë imunitar.
Nëse arrijmë të sigurojmë këtë fazë çdo ditë, efektet e dobishme do ndihen gjithnjë. Që nga funksionimi i qelizave të trurit e deri te gjasat tejet të ulëta për t’u prekur nga ndonjë sëmundje neurodegjenerative.
Duhet theksuar se me kalimin e moshës, kohëzgjatja e gjumit të thellë zvogëlohet, prandaj njerëzit e moshuar priren të zgjohen disa herë gjatë natës. Pas gjumit të thellë, ndodh paradoksi i mëposhtëm: truri hyn në fazën REM (faza e ëndrrave), gjatë së cilës sytë tanë lëvizin dhe truri ynë është shumë aktiv, pasi përpunon ngjarje të ndryshme që kanë ndodhur një ditë më parë. 
Por, sa orë duhet të flemë çdo natë? Të paktën tetë orë gjumë cilësor janë të nevojshme për një person pavarësisht moshës së tij.
Në rast se një person vuan nga ankthi, i duhet të flejë mbase pak më shumë. Por për gjumë komod, duhen krijuar të gjitha kushtet. Temperaturë e përshtatshme e ambientit, të shmangim ekspozimin ndaj dritës dhe krevat i rehatshëm.
Burimi